Polici qëllon për vdekje një grua shtatëzënë në Teksas të ShBA’së [Video]

180

Derisa gruaja ia kishte marrë armën dridhëse dhe e kishte përdorur kundër policit ai ka qëlluar atë për vdekje, thanë policia.

Zyrtari policor kishte provuar ta arrestojë gruan para se gjuajtja vdekjeprurëse të ndodhte në qytetin Baytown të Teksasit.

Ajo mendohet ti ketë thënë se është shtatëzënë para se të qëllohej me armë në incidentin që është incizuar.

Komandanti i Policisë së Baytown, Steve Dorris tha se kishte kacafytje mes palëve dhe zyrtari policor ishte detyruar të përdorte armën e tij dridhëse për të neutralizuar gruan. Por kur tentoi ta arrestonte gruaja arriti t’ia marrë armën dridhëse dhe e përdori në zyrtarin policor.

MÖBEL THEMA

Pas kësaj ai ka shtënë 5 herë duke e vrarë atë. Zyrtari policor nuk pësoi lëndime serioze nga ky incident.

Nuk është raportuar ende nëse ajo ishte shtatëzënë dhe nëse do të tentohet të nxirret foshnja jashtë nëse do të ishte.

Zyrtari i panjohur ishte duke patrolluar në një kompleks apartmentesh në Baytown, të hënën në mbrëmje dhe ka tentuar të ndalojë gruan 45 vjeçare, shkruan SkyNews, transmeton GazetaExpress

Comments