Policia arreston dy shqiptar, një nga Haraçina dhe një nga Sllupçani

160

Policia arreston dy shqiptar, një nga Haraçina dhe një nga Sllupçani
Dje në orët e hershme të mëngjesit, në vendkalimin kufitar Tabanoc, policia ka arrestuar 23 vjeçarin Z.J. nga fshati Sllupçan.
“Më datë 07.08.2018 në ora 6 e 40 minuta në vendkalimin, gjatë kontrollimit të pasaportës, është konstatuar se personi Z.J. (23) nga fshati Sllupçan, Komuna e Likovës, gjendet në ‘stop listë’ për vuajtjen e dënimit me burg. Ai është arrestuar dhe është dorëzuar policisë në SPB-në e Kumanovës për procedurë të mëtejme”, njoftoi policia, transmeton Gazeta Lajm.
Në një rast tjetër, dje policia e ka arrestuar edhe një banor nga Haraçina. Sipas policisë, në ora 11 e 45 minuta, në Vendkalimin kufitar në Aeroportin e Shkupit është konstatuar se S.Xh. nga Haraçina gjendet në listën me masë “Arrest”. Ai është arrestuar dhe i është dorëzuar policisë për procedurë të mëtejme.
Sipas burimeve policore, dy të arrestuarit në këto raste të vecanta, janë shqiptarë.

Comments