“Policia do t’ua nxijë jetën grupeve kriminale”

54
Loading...

“Policia e Shtetit sot është përpara disa sfidave të rëndësishme”, kështu u shpreh këtë të hënë Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i pranishëm në Forumin Qytetar për Sigurinë Publike, që po zhvillohet në Elbasan.

Si një prej sfidave më të mëdha, Xhafaj veçoi luftën kundër krimit të organizuar. Ai tha se operacioni Forca e Ligjit ka qenë tepër i suksesshëm, duke goditur 7 grupe kriminale në pak muaj dhe duke skeduar shumë të tjerë.

Ndërsa duke iu referuar grupeve kriminale në Elbasan, Xhafaj u shpreh se“Ne kemi këtu 2-3 grupe kriminale të cilët i njohim shumë mirë. Po punojmë për t’i dokumentuar në mënyrë që shumë shpejt t’i vemë përpara përgjegjësisë penale.

Për secilin për ta duhet të jetë shumë e qartë se policia do t’ua nxijë jetën, në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të ndëshkohet në mënyrën më të ashpër, të vihet para drejtësisë”, tha Xhafaj duke theksuar se shteti është më i fortë se çdo kriminel./tvklan.al

Loading...
Comments