Policia e Tetovës: Mos përdorni armë gjatë dasmave

117

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë (SPB Tetovë) ka bërë një njoftim për qytetarët dhe banorët e rajonit të Pollogut në lidhje me krisjet me armë zjarri si festë për dasmat, njofton Telegrafi Maqedoni.

Dasmat në Pollog nga mesi i qershorit e deri në fund të muajit gusht duhet të shpeshtohen, duke e pasur parasysh edhe ardhjen e mërgimtarëve nga vendet e Evropës.

MÖBEL THEMA

“Në të kaluarën, në këtë periudhë janë organizuar një numër i madh i dasmave dhe gëzimeve tjera familjare. Këto festa janë karakterizuar me prishjen e rendit dhe qetësisë publike, duke përdorur arëm zjarri apo edhe festë me fishekzjarre. Rezultat i këtyre festave shpesh kanë qenë lëndimet trupore apo dëmtime materiale në rrethin ku janë përdorur armë zjarri” thonë nga SPB Tetovë.

Nga atje gjithashtu përkujtojnë se për prishjen e rendit dhe qetësisë publike vijojnë dënime prej 200 deri 500 euro, në kundërvlerë me denarë.

Comments