Policia i ndërpret tubimet e Mozzikut

92

Reperi Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik, sot ka mbajtur turne nëpër qytetet e Kosovës për shpërndarjen e albumit të tij duke grumbulluar shumë persona, ndonëse është e ndaluar në kohën e pandemisë.

Megjithëse, Policia e Kosovës ishte prezente në tubimet nëpër qytete, nuk reagoi deri së fundi ku edhe ndaloi grumbullimin e fansave të këngëtarit, njofton Klan Kosova.

Lajmin për anulimin e turneut e ka dhënë vetë reperi në llogarinë e tij në Instagram.

MÖBEL THEMA

Gjatë ditës në vazhdimësi Mozzik ka publikuar fotografi të fansave të tij, të cilët u panë pa masat e kërkuara nga institucionet, e aq më pak zbatimin e distancës fizike. Fansat e tij ishin kryesisht të moshave të reja, sipas fotografive të publikuara.

 

Comments