Policia konfiskon arsenal armësh në Deçan, arreston 10 persona

99

Policia konfiskon arsenal armësh në Deçan, arreston 10 persona

Policia e Kosovës në Deçan, gjatë punëve intensive operativo – hetimore, ka arritur që të identifikojë personat e dyshuar për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” .Të arrestuar janë F. R., A. Q., A. L., D. R., A. Q., F. D., B. K., V. I., V. B., dhe E. R.Vazhdoni leximin nën reklamë …Personat e dyshuar, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre nga Policia janë gjetur dhe janë konfiskuar:Një (1) pistoletë “TT” kalibër 7.62 mm, një (1) karikator dhe katër (4) copë fishekë të të njëjtës armëNjë (1) pistoletë me gas e tipit “Voltran Major” kalibër 9mm, një (1) karikator dhe 24 copë fishekë të të njëjtës armë me mbushje me gasNjë (1) armë automatike “AK-47”, një (1) karikator i zbrazët i së njëjtës armëNjë (1) pistoletë me gas e tipit “Valter GMBH” prodhim gjerman kalibër 9mm, një (1) karikator i zbrazët i të njëjtës armëNjë (1) pistoletë me gas e tipit “ROHM” modeli RG70, një (1) karikator i zbrazët i së njëjtës armëNjë (1) pushkë gjysëmautomatike 10-she kalibër 7.62 mm prodhim kinez, tetë ë(8) copë fishek të të njëjtës armë.Një (1)pushkë gjysëmautomatike 10-she kalibër 7.62 mm prodhim kinez, dyqind e tridhjetë e tetë (238) copë fishekë të të njëjtës armë.Një (1) armë automatike “AK-47”, kalibër 7.62 mm prodhim jugosllav, një (1) karikator i zbrazët i të njëjtës armëNjë (1) armë automatike “Shkorpion sharc” kalibër 9 mm, një (1) karikator i zbrazët i të njëjtës armëNjë (1) pistoletë tipit “Canik” kalibër 9x19mm prodhim turk, një (1) karikator i zbrazët i të njëjtës armë

Comments