Policia ndërpret koncertin e Xenit në Gjakovë

315

Këngëtari Shkëlzen Jetishi bashkë me djalin e tij Korabin dhe orkestrën ‘Vllaznim Buxhovi’ sot ofroi një koncert falas për banorët e Gjakovës si shenjë përkrahjeje në këto ditë karantine.Mirëpo, epilogu nuk ishte i pritur.

Policia ka ndërhyrë për të ndërprerë koncertin për shkak të mungesës së distancës nga banorët dhe një grupi që nisi të mblidhej poshtë banesave për të ndjekur Xenin nga afër.

MÖBEL THEMA

Vetë këngëtari tha se ishte përgatitur që të këndojë më gjatë mirëpo siç u shpreh, ‘urdhëri erdhi nga Prishtina e jo Gjakova’ duke nënkuptuar autoritetet qendrore në Prishtinë.

Ministria e Punëve të Brendshme ka qenë tejet strikte duke refuzuar leje për koncerte të tilla që zhvillohen pothuajse çdo ditë në Tiranë teksa dje, koncerti i Sabri Fejzullahut u mbajt në stadiumin e Prishtinës pikërisht për këtë arsye, për të pamundësuar çdo lloj grumbullimi të banorëve të cilët shijuan performancën nga ekrani i Klan Kosova. /Prive.al

Comments