Politika tallava në Kosovë

111

Ilir Muharremi

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Secilit jargët po i kullojnë poshtë buzëve të fishkura. Tash do të fillojnë edhe me fjalimet e
tyre patetike, të bërtasin për patriotizmin e dalëboje, artistët, politikanët e skaduar, strehë dhe
shpresë po e shohin veten në dorën e qeverisë, ndonëse po harrojnë se vendi më i lumtur
është ai ku ndihet më pak dora e qeverisë. Ky nënshtrim i tyre për t’u futur në parti politike,
për të kërkuar votën e popullit për deputet i ngjajnë një nënshtrimi e nënshtrimi është
vetvrasje e përditshme, ata pranojnë të vetvriten për të shërbyer dhe “rahatuar”. Nëse vërtet
politika është e sinqertë dhe e drejtë, atëherë artistët kanë të drejtë, mirëpo te ne në Kosovë
politika është e shtrembër, dhe ata e dinë, dhe pranojnë të shtrembërohen edhe vet pasi bëhen
pjesë e kësaj fatëkeqësie. Më mirë te jesh shërbëtor i popullit i pa politizuar, këta janë zotërinj
të mëdhenj, ndërsa ata që shkundin djersën e popullit e vetshpallen si “shërbëtor”, në fakt
janë pushtues dhe maskarenj. Në vend se këta të rinj plot ambicie dhe vullnet mos të behen
shërbëtor të politikës fatëkeqe, ata aderojnë me plot vullnet dhe kërkojnë përkrahje nga
populli i lodhur.
Të gjithë e dimë se ata që ishin shpërdoruan besim dhe kredibilitet e koha e maskarenjve
duhet të përfundoj, të kthjelllën vet e të bëhen burra, po paten byth të zhveshën nudo e të
dalin para pasqyrës ta kundrojnë me vemendje trupin nga koka deri te shpatullat e kallosura
të këmbëve. Gjuha e tyre është zgjatur nga lakmia, duart i kanë tejkaluar gjunjtë duke marr
vetëm për veten e tyre, ndërsa këmbët u janë deformuar dhe shkurtuar, si arsye e mos lëvizjes
nga karriget, dhe e ngjyra e trupit është lyer fallso me ngjyrë të arit me shkëlqim të zbehur.
Disa janë kërrusur e varur porsi hu i shtrembër me gunga, ndërsa sytë u janë varë nga qeskat
e fryra plot mllef dhe sa herë i kujtojnë kundërshtarët politikë, balli ju pulson e ju skuqet si
bythë pule, ndërsa veshët shëmbëllejnë maje që ngjanë me demonin.
Në profil të Facebookut shpërndajnë aderimet monotone derisa imazhi i tyre ngjanë me
Drakullën. Kërkojnë sërish votën e keqpërdorur, ndërsa ata që tash vrapojnë pas kësaj lakmie
janë “artistë” të dështuar me premtime të thyera. Bëhuni transparent sepse ky është syri i
demokracisë. “Politika është arti i brishtë i marrjes së votave nga të skamurit me financimin e
të kamurëve duke u premtuar mbrotje nga njëri-tjetri”, thoshte Roberto Blok. Ndërsa, sipas
Franklin Adams zgjedhjet fitohen kryesisht për hir të faktit që pjesa më e madhe e njerëzve
votojnë kundër dikujt sesa për dikë.
Cili është ai njeri që pranë pasqyrës pranon të vërtetën dhe në opinion deklaron se po iki unë
nuk mund të qeverisë më nuk kam takat, nuk mund ta mashtroj më popullin, elektoratin,
taksapaguesin dhe votuesin, ose e kundërta nuk kam çka ju ofroj këtyre sepse jam vetëm një
artist, e artisti nuk e ka vendin në parlament. Vepra e tij po, ai fizikisht mund veç të parakaloj.
Thesit të mashtrimeve më askush nuk i bëson ka skaduar. Lërini këto më nuk ju bëson njeri
sepse miletin po e gëryen stomaku për ushqim dhe më nuk ngopen me shiritat e inagurimeve
të prera trefish.
Mileti tashmë është i lodhur sepse kur telefojnë ambulacën lemerisen nga vonesa dhe gjendja
e mjeruar e spitaleve tona, e kur vjen fatura e kripur e rrymës mallkojnë. Mileti është lodh
dhe e ka vështira të gjej më të mirin.

Comments