Politikani serb që njeh Kosovën shtet, në gjendje ‘tepër të rëndë shëndetësore’

213

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Lideri opozitar serb që njeh Kosovën shtet, Cedomir Jovanoviq, ndodhet ende në spital për shkak të pneunomisë së dyfishtë që ka fituar si pasojë e koronavirusit.
Mediat serbe shkruajnë se ‘shëndeti i Jovanoviqit vazhdon të jetë në gjendje të rëndë’ edhe pse sipas mediave serbe “testi nuk ka treguar që ai ka qenë pozitiv me koronavirus’.
Burimet i kanë thënë B92-shit serb se gjendja shëndetësore e Jovanoviqit është ‘tepër e rëndë’.
“Doktorët dyshojnë për një pneunomi të rëndë”, kanë thënë burimet për këtë medium serb, përkthen Periskopi.

 

Comments