Pompeo: SHBA tërheq ambasadorin e saj në Kinë

63

Ambasadori amerikan në Kinë, Terry Branstad, është larguar mes përkeqësimit të marrëdhënieve bilaterale, njoftoi sekretari i amerikan Shtetit, Mike Pompeo.

“Falënderoj ambasadorin Terry Branstad për më shumë se tre vjet shërbim ndaj popullit amerikan si ambasador i SHBA-së në Republikën Popullore të Kinës”, shkroi Pompeo në Twitter.

“Presidenti Donald Trump zgjodhi Ambasadorin Branstad për shkak të përvojës së tij të gjatë disa dekadëshe në marrëdhëniet me Kinën, që bëri atë personin më të mirë për të përfaqësuar Administratën dhe për të mbrojtur interesat dhe idealet amerikane në këto marrëdhënie të rëndësishme”, tha Pompeo.

MÖBEL THEMA

Duke vlerësuar kontributet e Branstad “në ribalancimin e marrëdhënieve SHBA-Kinë në mënyrë që ajo të jetë e orientuar drejt rezultateve reciproke dhe të drejta”, Pompeo tha se këto “efekte pozitive” do të zgjasin në politikën e jashtme të SHBA-së në Azi-Paqësor “për dekada të ardhshme”.
Ai nuk dha informacione të mëtejshme në lidhje me arsyen e largimit, ose kush do të jetë pasardhësi i tij.

Branstad u emërua në këtë post në vitin 2016 për shkak të “marrëdhënieve të tij të gjata” me Presidentin e Kinës, Xi Jinping, ndërkaq emërimi i tij u mirëprit nga Ministria e Jashtme kineze si “mik i vjetër i popullit kinez”.

Duke reaguar ndaj zhvillimit, Ministria e Jashtme kineze, sipas gazetës shtetërore “Global Times”, tha se ata nuk kishin marrë ndonjë njoftim lidhur me këtë zhvillim.

Armiqësitë midis dy ekonomive më të mëdha të botës janë përhapur në shumë fronte, duke përfshirë tregtinë dhe komunitetin akademik.

Comments