Pranoi të luante për Kosovën, të riut serb nga Graçanica i përjashtohen prindërit nga puna

368

Futbollisti serb që luan për Flamurtarin, Ilija Iviq ishte tema më e përfolur në futboll gjatë kësaj jave.

Kjo për shkak se 17 vjeçari serb kishte pranuar të përfaqësonte kombëtaren u19 të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Për shkak të kësaj, prindërit e Iviq janë përjashtuar nga puna në Graçanicë. Nëna e tij që punonte si shërbyese civile në komunën e Graçanicës dhe babai i tij si punëtor i arsimit që nga sot nuk do të mund të ushtrojnë profesionet e tyre.

MÖBEL THEMA

Ky vendim besohet të jetë ndërmarrë direkt nga komuna e Graçanicës që udhëhiqet nga Srgjan Popoviq .

Futbollisti 17 vjeçar ka tri vite që luan për skuadrën e Flamurtarit. Ai tashmë ka filluar të stërvitet edhe me ekipin e parë.

Nuk është hera e parë që Serbia tenton të ndëshkoj serbët e Kosovës që pranojnë të integrohen.

17 vjeçari ditë më parë lajmëroi se do të veshë fanellën e Kosovës dhe se do të jap maksimumin për të./Indeksonline/

Comments