Prej 43 të infektuarve të rinj në Kumanovë, 21 janë punonjës shëndetësorë

422

Në Kumanovë sot janë regjistruar 43 raste të reja me coronavirus. prej tyre, sipas ‘360 gradë’ 21 persona janë punonjës shëndetësorë.

Pjesa më e madhe janë personel nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës ndërsa të infektuarit tjerë të rinj janë nga Enti Shëndetësor Kumanovë dhe nga një ordinancë private, përcjell Telegrafi Maqedoni

Në mesin e rasteve të sotme në Kumanovë ndodhet edhe kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Ministri Venko Filipçe përfundoi në izolim për shkak se ka qenë në kontakt me kryetarin e Kumanovës gjatë mbajtjes së mbledhjes të shtabit të krizës./Telegrafi/

Comments