Presidenti i Fenerbahçes: Ka vite që na ka munguar një sulmues si Muriqi

87

Pasi debutoi me gol në ndeshjen e parë zyrtare me klubin e ri, Fenerbahcen, sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka marrë lëvdata të mëdha nga presidenti i klubit të ri të tij, Ali Koç.

Vedat Muriqi u transferua gjatë këtij afati kalimtar të verës nga Rizespori në Fenerbahce, ku ka lënë gjurmë qysh në fillim. Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që presidenti i klubit turk ta komplimentojë kosovarin, transmeton Gazeta Express.

“Për një kohë të shkurtër Vedati është bërë ikonë e shumë tifozëve të rinj dhe fëmijëve. Më kanë pëlqyer fotografitë e tij kur ishte fëmijë me fanella të Fenerbehces. Ka vite që një sulmues i kalibrit të tij i ka munguar klubit tonë”, ka thënë Koç.

Kombëtarja dardane do të shpresojë se Muriqi do ta vazhdojë këtë formë të mirë edhe në ndeshjen për kualifikim në EURO, pasi që trajneri Bernanrd Challandes po përballet tashmë me mungesa të theksuara për takimet vendimtare ndaj Çekisë më 7 shtator në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë dhe kundër Anglisë vetëm tri ditë më pas në Southampton.

MÖBEL THEMA

Për shkak se jashtë kanë mbetur Arbër Zeneli, Milot Rashica dhe Hekuran Kryeziu – tre lojtarët më vendimtarë në skuadër.

Zeneli, lojtari më i mirë i vendit në vitin 2018, është duke u rikuperuar momentalisht nga një lëndim i rëndë në gju të cilin e pësoi pikërisht në ndeshje kundër Malit të Zi.

Rashica, ndërkohë, u lëndua në fundjavë gjatë një ndeshjeje me Werder Bremen në Bundesligë duke e tërhequr muskulin në kofshe. Trajneri i tij, Florian Kohfeldt, konfirmoi se 23-vjeçari nuk pritet të kthehet deri pas ndeshjeve të kombëtareve.

Ndërsa, Kryeziu është ende duke u rikuperuar nga lëndimi i gjatë në ligamente të gjurit. /Gazeta Express/

Comments