Presidenti thërret konferencë për media në orën 22:30

378

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur konferencë për media, siç thuhet, pas vendimit të qeverisë për vendosjen e masave për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës, i cili bie në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës (Qeveria e Kosovës ende nuk i ka bërë publike vendimet e marra sonte).

Në njoftimin nga Presidenca, thuhet se Presidenti Thaçi do të dalë në konferencë në orën 22:30, në ndërtesën e presidencës.

“Vendimi për kufizim të lëvizjes së qytetarëve paraqet shmangie nga të drejtat dhe liritë e njeriut që garantohen me Kushtetutën e Kosovës.

Kufizimi i lirive dhe të drejtave të qytetarëve mund të bëhet vetëm kur shpallet Gjendje e Jashtëzakonshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Comments