Presidenti vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme për 14 ditë të tjera

398

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, presidenti i vendit, Stevo Pendarovski njoftoi se gjendja e jashtëzakonshme në vend do të vazhdojë edhe për 14 ditë të tjera duke filluar nga 17 maji.

“Kohëzgjatja e gjendjes se jashtëzakonshme këtë herë prej 14 ditësg nuk ka asnjë lidhje me caktimin e datës eventuale te zgjedhjeve të ardhshme. Asnjë. Kjo është temë të cilën me liderët do ta flasin në fillim të javës së ardhshme. Ata do t’i përshtaten asaj që do të kerkojë politika. Ata shkonjë sipas ligjeve, në këtë situatë sipas Dekreteve. Tu kujtoj, nëse ka nevojë për zgjedhje presidenciale të parakohshme siç kemi pasur, afatet kushtetuese janë 40 ditë për përfundimin e krejt procedurës. KSHZ-ja nuk është kompetente për të treguar se kur duhet të ketë zgjedhje. Nëse politikanët thonë të ketë nesër-pasnesër, ata thonë se do t’i zbatojnë sipas dispozitave ligjore. Tani ka një kornize ligjore, nëse në të ardhmen sillet tjetër, ata do ta respektojnë atë, pohoi presidenti Pendarovski.

Comments