Lajme, Teknologji — September 12, 2017 at 8:41 pm

Prezantohet iPhone X, telefoni më i avancuar ndonjëherë i Apple (FOTO)

by

Gjiganti teknologjik Apple ka prezantuar zyrtarisht modelin e ri të shumëpritur dhe të shumëpërfolur të iPhone. Pajisja e re mobile quhet iPhone X.

iPhone X është një prej tre modelëve të rinj të iPhone që Apple ka prezantuar sot. Më herët, kompania e mirënjohur ka prezantuar edhe iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus.

iPhone X përbën telefonin e mençur më të avancuar ndonjëherë të Apple.

Siç është pritur, iPhone X ka ekran OLED mbi tërë sipërfaqen e tij ballore, duke u bërë modeli i parë i tillë i iPhone.

Pajisja e re po ashtu vjen me një veçori tërësisht të re, të quajtur FaceID, që zëvendëson sensorin për gishta.

iPhone X do të mund të hapet nga përdoruesi nëpërmjet skanimit të fytyrës së tij.

Telefoni më i avancuar i Apple po ashtu do të mund të mbushet pa kabllo, nëpërmjet valëve.

Pajisja do të dalë në shitje më 3 nëntor, ndërsa do të mund të porositet që nga 27 tetori.

iPhone X do të kushtojë 999 dollarë.

Comments

comments