Prishtina e nderon me grafit gjigant Dua Lipën

81

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa është vlerësuar në Prishtinë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa në Prishtinë është nderuar me një grafit gjigant, shkruan lajmi.net.

Dua është pikturuar përballë Prokurorisë së Shtetit, në sheshin “Edit Durham”.

Kujtojmë se këngëtarja para fillimit të “Sunny Hill” ka dhuruar plot 150 mijë euro për një akademi muzikore për talentet e reja.

“Ky do të jetë përfundimisht një projekt i madh dhe diçka për të cilën ne jemi shumë të entuziazmuar. Mendoj se do të jetë e jashtëzakonshme. Ne do t’i japim diçka komunitetit tonë”, ishte shprehur Dua Lipa në një deklaratë për mediat./Lajmi.net/

Comments