Prishtina e Tirana do të duhej patur një qëndrim

45

Deutsch-ABC

Shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI

MÖBEL THEMA

Na duhet një diplomaci të ndiqet në instanca e mekanizma të BE-së dhe OKB-ës ,e njëjtë nga dy qendra shqiptare , Republikës e Shqipërisë dhe Kosovës. Delarata e Presidentit të Kosovës z.Hashim Thaqi, është formuluar jo në frymën e një interesi të përbashkët. Citojm: ,,Ne jemi shtete të pavarura dhe për marrëveshjen finale me Serbinë, do të vendos Prishtina zyrtare. Siç ne nuk pretendojmë të përzihemi në marrëveshjen e tyre me Greqinë’’ , përfundon deklarata.
Këso deklarata të pamatura krijin ndasi. Neve na duhet ndjekur një politik, të kemi një arsim të unifikuar në të gjitha nivelet, të mundohemi dhe të bëjmë përpjekje një treg të përbashkët.
Nuk ka logjik që Tirana zyrtare të brengoset për Greqin dhe shqiptarët në Greqi, Prishtina zyrtare për shqiptarët në Krahinën e Preshevës, pyetja e pashmangshme,është:
Kush do të brenogoset për Shqiptarët në Maqedoni, në Malë të Zi,në Turqi e gjithë andej Evropës, Amerikës e në gjithë pjesët tjera.
Për çështje të ndieshme që ka kuptim dhe rëndësi për gjithë shqiptarët do të duhej konsultuar, koordinuar dhe të kemi një platform e strategji të përbashkët kur është në pyetje çështja e hapsirës son shqiptare.
Krerët dhe liderët jo vetëm institucional por edhe partit politike, dy qeverit dhe dy parlamentet do të duhej të promovojn një frymë gjithë shqiptare e jo me deklarata të pamatura që krijojn një huti për të tashmen dhe të ardhmen ton si komb.
14.09.2018

Comments