Prokuroria fillon hetimet ndaj Asim Musës

336

Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka nisur hetim në lidhje me rastin e videos ku pretendohet që Asim Musa, tashmë zv/ministër në dorëheqje, në spital shtetëror kryen ndërhyrje kirurgjikale kundrejt ryshfetit.

Nga Prokuroria thonë se nën suazat e procedurës para hetimore do të kërkohet ndihmë ndërkombëtare me qëllim që të sigurohen pamjet origjinale që tregojnë zv/ministrin duke marrë 50 euro. Nga qendra për shtyp e Prokurorisë theksojnë që së shpejti do të merret edhe deklarata e vetë Asim Musës.

Në videon e publikuar nga Top channel ai shihet duke marrë 50 euro, siç thotë gazetari, në këmbim të organizimit të një operacioni ndaj një pacienti nga Shqipëria.

Ndryshe, zëvendës ministri Musa gjatë ditës së sotme dha dorëheqje dhe tha se video e publikuar ishte një kurth dhe propagandë mediatike kundër tij dhe se video është keqinterpretuare

Comments