Prokuroria: Viktimat e Salih Mustafës ishin shqiptarë

93

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka hapur sot gjykimin ndaj Salih Mustafës, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i akuzuar për krime lufte. Jack Smith, prokuror i Specializuar ka zbuluar në fjalën e tij hyrëse etninë e viktimave për të cilët akuzohet Salih Mustafa.

“Viktimat e Mustafës janë shqiptarë të Kosovës. Nuk ishin armiq të Kosovës, nuk ishin spiunë”, tha ai.

Smith gjithashtu në fjalën e tij hyrëse ka lavdëruar Kosovën dhe popullin e saj për krijimin e Gjykatës Speciale dhe mbështetjen e këtij institucioni.

Moebel THEMA

“Kjo gjykatë flet me krenari për përkushtimin e njerëzve në Kosovë për sundimin e ligjit. Njerëzit e Kosovës kanë qenë forca lëvizëse e zyrës tonë dhe këtij institucioni”, tha ai.
Ndërkaq, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa u deklarua i pafajshëm për akuzat për krime lufte.

Për akuzat ndaj tij, Mustafa edhe më herët është deklaruar i pafajshëm. Por, edhe gjatë fillimit të seancës, gjykatësja e pyeti nëse ende qëndron ky deklarim i tij dhe Mustafa tha:

“Po, për asnjë nga pikat që mi ngarkon kjo zyre e Gestapos”, duke bërë referencë për shërbimin sekret policor në kohën e Gjermanisë naziste.

Comments