Gostivarasi mohon se po mban peng bariun nga Shqipëria

133

Më 22.05.2021 në ora 15.30 në Njësinë Policore Galatë janë thirur personat R.R. (53) nga fshati Toplicë, pronar i një kopeje me dele dhe Xh.H. (46) nga Republika e Shqipërisë i cili ishte i punësuar si bari i deleve,në lidhje me botimin e mëparshëm në media në lidhje me pretendimin e ndalimit të paligjshëm të personit Xh.H. nga ana e punëdhënësit R.R., transmeton Fakti Ditor. Është zhvilluar një bisedë zyrtare në të cilën Xh.H. ka mohuar që ai të ishte mbajtur në mënyrë të paligjshme dhe se nuk kanë pasur mosmarveshje. SPB Tetovë është duke ndërmarr masa shtesë për zbardhjen e plotë të çështjes./FaktiDitor

Comments