Protesta e dytë e nënave para Qeverisë

56

Nënat me fëmijë të vegjël protestuan sërish para qeverisë kundër vendimit të fundit të ekzekutivit për kthimin e tyre në punë nga 23 shtatori. Ato këmbëngulin që të mbetet në fuqi vendimi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, i cili rekomandonte që pushimi i prolonguar i lindjes të zgjasë deri në fund të vitit. Ato gjithashtu alarmojnë së shumë nëna rrezikojnë të mbeten pa punë pasi nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e tyre. Nënat protestuese kërkojnë takim me kryeministrin Zaev.

Ende nuk kam marrë përgjigje për pyetjet kryesore lidhur me atë se, kush do ta paguaj nënën nëse fëmija infektohet me Kovid dhe ajo do të detyrohet të shkojë në izolim? A janë konsultuar me pediatër për këtë rast? Si mund të pohojnë se ka vend nëpër çerdhe kur nënat janë në listën e pritjes, në kushte normale nuk ka vend, e lëre më tani. A keni njohuri rreth numrit të nënave që deri më tani janë detyruar të japin dorëheqje?

Comments