Protesta në disa qytete të Maqedonisë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

85

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) para një jave ka publikuar informacionin se do të rritet çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni për 7.4% nga çmimi aktual. Sipas KRRE-së, çmimi do të rritet si pasojë e humbjeve të mëdha të furnizuesve MEPSO dhe ELEM nga gjendja aktuale me pandeminë COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Si rrjedhojë e kësaj, qytetarët në formë të organizuar kanë paralajmëruar protesta kundër këtij vendimi të KRRE-së, duke thirrur qytetarët për protesta në Kumanovë, Tetovë, Gostivar dhe Dibër.

MÖBEL THEMA

Protestat, sipas organizatorëve, duhet të fillojnë nga ora 18:00 dhe do të jenë në formë marshi para zyrave të KRRE-së dhe institucioneve lokale.

Organizatorët e protestave kanë bërë thirrje edhe për respektimin e masave për mbrojtje nga infektimi me COVID-19, mbajtja e maskave dhe distancës mes protestuesve. /Telegrafi/

Comments