PSG kërkon Dembele nga Barcelona në shkëmbim të Neymar

62

 

Trajneri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel, nuk ka mundur t’iu shmanget më thashethemeve për transferimin e Neymar.

Braziliani është shprehur i pakënaqur me situatën e tij te Parisi, duke kërkuar rikthimin te Barcelona, me kampionët e La Ligës që janë shprehur të gatshëm ta pranojnë rikthimin e tij.

MÖBEL THEMA

Kërkesat e PSG-së fillimisht ishin shumë të larta, por duke parë se lojtari nuk u paraqit për ndeshjen hapëse, ata e dinë se ka vetëm humbje nëse nuk arrihet marrëveshje për të.

Kështu, trajneri i PSG, Tuchel, së fundmi ka thënë se dëshiron Ousmane Dembele në marrëveshjen për Neymar.

Barça më herët kishte ofruar emra si Philippe Coutinho, Ousmane Dembele, Ivan Rakitic, por PSG kërkonin vetëm para.

Së fundmi, kur është bërë e ditur se Barça nuk shpenzon para për brazilianin, PSG duket se janë zbutur dhe do të pranojnë edhe shkëmbimin.

Comments