Publikohen pamjet kur sulmuesit në shkollën e mesme në Brazil shtien me revole mbi nxënësit dhe profesorët (Video, +18)

227

Swiss Financial and Travel

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur sulmuesit në një shkollë në Brazil fillojnë të shtien në drejtim të nxënësve, me ç’rast vranë tetë persona.

Guilherme Taucci Monteiro, 17-vjeç, ishte futur në korridorin e shkollës me revole në brez në Suzano në periferi të Sao Paulos, dhe pa u menduar dy herë kishte filluar t’i qëllojë nxënësit.

Ai fillimisht e qëllon drejtoreshën e shkollës Marilena Umezu, 59-vjeç dhe më pas punonjësen Eliana Xavier, 38-vjeçe. Sikur kjo të mos u mjaftonte dyshes, ata më pas filluan t’i vrasin nxënësit.

MÖBEL THEMA

E sulmuesit tjetër Luiz Henrique de Castro, 25-vjeç, shihet në pamje se si e godet me hanxhar një person të shtrirë në dysheme i mbuluar në gjak. Ata në total kanë vrarë katër vajza, dy djem dhe dy anëtarë të stafit të shkollë.

Comments