Publikohen skicat zyrtare të Golf 8, vërehen ndryshime shumë të mëdha në enterier (Foto)

747

Derisa me padurim të gjithë po presin prezantimin e gjeneratës së tetë të Volkswagen Golf, janë shfaqur skicat e para zyrtare të kësaj veture të shumëpërfolur.

Volkswagen i kishte “fshehur” këto skica në dokumentin 39-faqesh, gjatë një takimi vjetor të mbajtur nga zyrtarët e lartë të kësaj kompanie, transmeton Telegrafi.

Përveç kësaj se si do të duket Golf 8, me këto skica të gjithë kemi tani rastin ta shohim paksa edhe enterierin që padyshim se në këtë drejtim është bërë “revolucion”.

Ajo çfarë bie më së shumti në sy janë dy ekranet e fjalës së fundit të teknologjisë, edhe pse nuk janë të madhësisë sikur të Touareg prej 15 inç, ekrani qendror multimedial megjithatë po konsiderohet si mjaftueshëm i madh.

MÖBEL THEMA

Pasi që Volkswagen në mënyrë të dukshme ka zvogëluar numrin e butonave fizik, shumica e funksioneve të veturës janë të integruar në ekranin e ndjeshëm në prekje.

Në afërsi të konzolës qendrore, gjenden disa butona “tradicional”, ku një prej tyre është freni elektronik për parking. E në timon si gjithnjë nga të dyja anët e logos të VW gjenden butonat, por nuk dihet nëse janë butona fizik apo janë të ndjeshëm në prekje.

Një detaj tjetër interesant gjendet në anën e majtë të tabelës qendrore, që duket sikur të jetë edhe një ekran tjetër i ndjeshëm në prekje. E në anën tjetër, Volkswagen ka paralajmëruar se në tetor të këtij viti do ta prezantojë gjeneratën e tetë të Golfit.

Shitja e versioneve me benzinë, naftë, gaz dhe hibrid do të fillojnë nga viti i ardhshëm. Ndërkaq në panairin e Frankfurtit pritet të debutojë modeli i parë nga familje elektrike I.D. – bëhet fjalë për Golf ID.3. /Telegrafi/

Comments