Publikohet biseda e Haradinajt me komikët rus që u prezantuan si Poroshenko

337

Dy komikët rusë, Vladimir Kuznetsov (Vovan) dhe Alexei Stoljarov(Leksus), kanë vënë në lajthitje edhe kryeministrin e Republikës së Kosovës. Njëri nga ta i është paraqitur kryeministrit Ramush Haradinaj në emër të  ish-presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, duke i thënë se pas zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë do ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës në shkëmbim të mbështetjes së Haradinajt.

Komikët rusë e kanë telefonuar dy herë kryeministrin Ramush Haradinaj, një herë në janar dhe një herë në prill.

Në këtë bisedë telefonike të publikuar në youtube nga ‘Russia 24 tv’, Haradinaj i premton mbështetje ‘Poroshenkos’, duke i thënë se do ta përkrahë publikisht përmes llogarisë së tij në twitter.

“Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për ju, dhe jam i lumtur që mund t’iu uroj sukses për të dielën. Kjo është shumë e rëndësishme për shtetin, do të lutem për ju në të gjitha zgjedhjet”, ka thënë Haradinaj gjatë bisedës me njërin prej komikëve rus, e për të cilin pretendonte se ishte Poroshenko, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë pas fjalëve të Haradinajt, ‘Proshenko’ i ka kthyer përgjigje duke i thënë se pas fitores do ta pranojë Kosovën si një shtet të pavarur.

MÖBEL THEMA

“Po, dhe mendoj që pas fitores, unë do ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur”, i është përgjigjur komiku rus.

Pas kësaj bisede të zhvilluar, Haradinaj i rënë në grackë ka publikuar një status në twiterin e tij ku i ka uruar fitore në zgjedhje Petro Poroshenkos dhe kryeministrit të tij ‘Vovan Lexusov’.

“I uroj popullit të Ukrainës zgjedhje të lira dhe demokratike. Për mikun tim Poroshenko dhe kryeministrin e tij të ardhshëm Vovan Lexusov dëshiroj fitore për të udhëhequr Ukrainën drejt rrugës së integrimit Euroatlantik. Populli i Kosovës dhe ai i Ukrainës qëndrojnë së bashku për liri dhe propsoritet”, kishte shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në twitter.

Pre e komikëve rus ka rënë edhe kryeminsitri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, i cili ka treguar gjithashtu se ka qenë ai që ua ka dhënë numrin e Ramush Haradinajt, komikëve rus.

Zaev në bisedë më ta dëgjohet teksa flet me frikë për idenë e ndarjes së Kosovës, duke thënë se Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq kanë një plan për ta copëtuar Kosovën me mbështetjen e Rusisë dhe Turqisë./GazetaExpress/

Comments