Publikohet video brenda takimit të prokurorëve të Speciales

445

Ish – Kryetari i Gjykatës Penale në Shkup, Vladimir Pançevski, i suspenduar për montim të proceseve gjyqësore, ka publikuar një video në rrjetin social Facebook.

Në video shihen prokurorët specialë, në krye me Janevën, gjatë një takimi në zyrat e punës. Sipas asaj që kuptohet në video, prokurorët mundohen të vënë kontakt me dikë, por pa sukses.

MÖBEL THEMA

Ndër “rolet kryesore” në videon e publikuar, shihet të jetë edhe Fatime Fetai, e cila përveç batutave që lëshon, nuk nguron as të pijë cigare brenda zyrës ku mbahet takimi, përcjell in7.

“Ditë të bukura të zhvatjes, talljes me procedurat dhe qytetarët në kurriz të tyre dhe me para të popullit” – shkruan Pançevski mbi videon e publikuar.

Shikoni më poshtë pamjet e publikuara nga gjykatësi i suspenduar, Pançevski./in7.tv/

Comments