Publikohet video e një qytetari kosovar me automjetin që i ngjan tankut, thuhet se e ka ndërtuar vet

459

Një qytetar nga Komuna e Drenasit është parë duke drejtuar një automjet që i ngjanë tankut, të cilin thuhet se e ka ndërtuar vet.

Një fotografi e Osman Bogaj, një qytetar nga fshati Komoran i Komunës së Drenasit është publikuar në rrjetin social Facebook, ku shihet ai duke drejtuar automjetin në fjalë.

“Tanku” shihet se ka ngjyrat e Ushtrisë së Kosovës, ndërsa fotografitë janë publikuar nga Avdush Cakaj.

“Tanke, Made in Komorani, se paskam ditur që në Komoran, ka punëtori për prodhimin e tankeve deri sa e pash vet, si do që të jetë qenka një punim i mirë dekorues i punuar  nga Osman Bogaj”, shkruan Cakaj. /Telegrafi/

Comments