Publikoi fotografi me armë në dorë në rrjetet sociale, arrestohet nga policia

64

Një person është arrestuar dje në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti kishte publikuar në rrjetin social një fotografi me armë në dorë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në rrjetin social kishte ekspozuar një fotografi me armë në dorë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij nuk është gjetur asgjë e dyshimtë”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Comments