Punëtori në Prishtinë rrezikon jetën gjatë punës

61

Në disa fotografi të realizuara sot në lagjen ‘Dragodan’ të Prishtinës, punëtori pa mbrojtëse gjendet në një lartësi 5-katëshe.

Në këto raste, shumë punëtor bien duke marrë edhe lëndime serioze e fatkeqësisht disa përfundojnë me fatalitet.

Pavarësisht inspektimeve të shumta,  ende ky sektor mbetet më i pasigurtë për punëtorët.

Kjo pasi gjatë vitit të kaluar, por edhe sivjet, ka pasur mjaftë raste të vdekjeve aksidentale, sidomos ato që kanë qenë në lartësi të madhe.

MÖBEL THEMA

Ndër arsyet e vdekjeve në vendin e punës janë kushtet jo të sigurta në të cilat punojnë punëtorët.

Ndryshe, edhe javën e kaluar,  një punëtor rreth të 50-ve vdiq në vendin e punës, përkatësisht në një ndërtesë shumëkatëshe në Prishtinë.

Comments