Pushteti akuzon opozitën për vonesat e vaksinave

79

Asnjë pengesë ligjore nuk ka për 8 mijë vaksinat Pfizer të siguruara përmes Serbisë. Legjislativi aktual paraqet problem për blerjen direkt të vaksinës anti kovid nga kjo kompani farmaceutike amerikane. Numri dy i Shëndetësisë tha se me fqinjin verior janë në rrjedhë përgatitja e dokumenteve për marrjen e kontingjentit nga Beogradi. Ilir Hasani tha se kjo është çështje ditësh, por furnizime tjera nuk mund të bëhen as përmes platformës Covax nëse nuk miratohen ndryshimet në Ligjin e Barnave.

Procedura e përshpejtuar që e kemi në Kuvend për ndryshimin e Ligjit për barna, i cili do të na mundësoj të bëjmë komunikim direkt dhe ti blejmë drejtpërdrejtë me kompaninë Pfizer. Edhe pse është bojkotuar nga paria VMRO-së, po ti kishim pas edhe opozitën parlamentare shqiptare do të kishim mundur ta kalojmë por fatkeqësisht të as njëjtit nuk u paraqitën në sallën e Kuvendit -tha Ilir Hasani, Zëvendësministër i Shëndetësisë.

Përderisa vaksinës së shumë kërkuar i është akomoduar infrastruktura e deponimit dhe plani për dhënie e saj është gati, tani procedurat formale juridike kanë stagnuar që të filloj procesi imunizimit.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Nga Agjencia e barnave Malmed thonë se janë në pritje të certifikimit të atij kontingjenti vaksinash nga Serbia, e cila fillimisht duhet që ato doza ti ç’lajmëroj në drejtorinë e Pfizerit në SHBA. Lirim Shabani tha se nga momenti i kompletimit të dokumenteve, me procedurë të shpejtë do të regjistrojnë vaksinat me bar kodet përkatëse dhe të njëjta do të jenë të gatshme për tu përdorur.

Agjencia e Barnave, Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria me komunikim në bazë ditore jemi të interesuar për dy gjëra: e para sa më shpejtë të sjellim vaksinën anti kovid dhe e dyta e gjithë ajo procedurë të jetë në harmonizim me të gjitha kërkesat ligjore të cilat janë të parapara në vend me qëllim që të kemi një vaksinë të sigurte dhe të kontrolluar -deklaroi Lirim Shabani, Drejtor i Agjencisë së Barnave “Malmed”.

Me propozim ndryshimet për Ligjin e barnave, në rrethana të jashtëzakonshme dhe gjendje krize kur është në rrezik shëndeti publik parashihet që marrja e barërave nga jashtë shtetit mund të bëhet edhe pa kompletimin e të gjitha dokumenteve. Sipas këtij drafti të propozuar nga 6 deputetë të pozitës, këto ndryshime me procedurë të përshpejtuar duhet të bëhen për ti hequr pengesat ligjore për furnizim të vaksinave nga operatorë që nuk kanë përfaqësi direkt në vendin tonë. Në Ligjin aktual ndër të tjera pengesë është Neni 18, ku nuk lejon të përdoren barëra, të cilat vijnë nga kompani pa përfaqësues të autorizuar në vend, të cilat pastaj edhe mund të marrin përgjegjësinë në raste se barërat, e në këtë rast vaksina, mund të ketë efekte të padëshiruara eventuale në shëndet.

Adnan Qahili

Comments