Qasje me shkas ndaj gazetes “Ekspres” dhe 10 fakteve të pa qëndrueshme të saja rreth luftës së Kosharës.

203

Gazeta EKSPRES:
Beteja e Kosharës njihet si beteja më e lavdishme e luftës së në Kosovë. Sot shënohet 20-vjetori i saj. Më poshtë po rendisim disa fakte të kësaj beteje.

Dhjetë fakte te gazetës Express për betejën e Koshares (pa)saktësia e të cilave, tejkalo ato qe lansojnë qarqet serbe.

1. Beteja e Koshares ka simbolikën e bashkimit të dy krahëve të luftës në një organizim të përbashkët për vazhdimin e luftës për çlirimin e Kosovës.
#Komenti: e vërtetë

2. Beteja e Koshares ishte e organizuar nën operacionin luftarak të titulluar “Shigjeta”. Operacioni ishte i planifikuar në përpikëri, dhe në koordinim me oficerë të ushtrisë shqiptare.

#Komenti:”… vendimet për lufte nuk i parapriu asnjë urdhër konkret nga instancat që pretendohen se drejtojnë luftën” Rrustem Berisha 2002, Prill 09 – përvjetori i luftës Gjakove.
“Kosharja nuk ishte pjesë e operacionit ” Shigjeta”. Shigjeta u planifikua pastaj duke e konsideruar dhe Kosharen si pjesë integrale. Simpoziumi shkencore i Institutit te Historisë ne 10 vjetorin e luftës, kumtesë Gjeneral Agim Çekut në cilësinë e ish shefit te SHP /UCK

3. Sulmi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbi pozicionet e ushtrisë serbe kishte filluar në orën 3 të mëngjesit të datës 9 prill 1999. Baza ushtarake jugosllave e njohur si “Karaulla e Koshares” ra në dorë të forcave të UÇK ditën e nesërme.

#Koment: Te dhëna teknike jo me saktësi te plotë, por kalon nëpër të vërtetetën, ia bën afër. Sulmi mashtrues është kryer në atë ore, kurse sulmi kryesor është kryer në agun e mëngjesit dhe janë marrë Karaulla e Kosharës, por më vonë edhe ajo e Qafë Morinës dhe e Koshares është përdor, kurse te Qaf Morinës e kemi mbajt të zbrazët nën kontrollin e zjarrit të armëve tona.

4. Beteja e Koshares zgjati nga data 9 prill 1999 deri më 10 qershor 1999. Gjatë kësaj periudhe në luftime ranë 187 dëshmorë.

#Koment; Ne Koshare kanë rënë dëshmorë 113 “luftëtar te UCK, plus dëshmori i renë gjatë luftimeve në vitin ’98 si Brigadë 131 në zonën e Junikut në Jasiq, Avdyl Jasiqi, pra gjithsej 114 dëshmorë.

5. Beteja e Koshares shënon edhe thyerjen e kufirit Kosovë-Shqipëri i cili ishte vendosur dhunshëm me pushtimin e Kosovës nga Serbia.

#Koment: Kufirin në mes Kosovës e Shqipërisë e vendosi marrëveshja Ruso – Turke e Shën Stefanit dhe e ri konfirmoi ajo e Berlinit si dhe e Londrës, pra kur u vendos Serbia nuk ishte as palë.

MÖBEL THEMA

6. Në betejën e Koshares kanë marrë pjesë rreth 6000 mijë ushtarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga mërgata.

#Koment: Ne luftën e Koshares ne ditën e 9 Prillit 99, ishin 256 luftëtarë nga Komandanti i Brigadës deri te Shefqeti që kujdesej për kuajt. Nga këta 86 pushkatarë të tjerat ishin shërbime, mbështetja me zjarr dhe shtabi.
Deri ne përfundim te luftës në front numri ushtarëve ka arritur deri 1800 apo përgjithësi me gjithë shërbimet dhe mbështetjes arrin deri në 2522.
Ndërsa burimet serbe kolaudojnë se “pervi tallas su napalm 3 do 4 hiljada terorista a do kraja su stigli do 7 hiljada obuhvativsi I vojsku albanie, engleske, nemacke, francuske I ostalli placenici…”Pra kjo gazetë ju referohet të dhanave sërbe, ndërsa i harron faktet konkrete të dhëna nga protagonistët për plot 20 vite.

7. Brigada 138, mori emrin e komandantit Agim Ramadani pas rënies heroike të tij në këtë betejë.

#Koment: para se ky formacion ushtarak te emërtohej me emrin Agim Ramadani dhe te merrte numrin 138 në serinë e numrave qe iu ishin vene brigadave në terë Kosovën dhe atyre në Shqipëri në Maj ‘99, ishte “Grupe Operative Tre”. Kjo do te thotë përbehej nga tre komponentë ushtarake e që ishin Brigada 131 e themeluar ne vitin 1998 me urdhrin e ministrit Ahmet Krasniqi; Bërthama e brigadës 134, pra një grup oficeresh dhe ushtarësh në krye me Sali Cekun që u shkëputen nga brigada 134 e themeluar nga Ministria e Mbrojtjes në vitin 1998 dhe njësia pranështabore e Ministrisë së Mbrojtjes , për vëzhgime dhe lajmërim që udhëhiqej nga Anton Quni dhe ishte e themeluar në vitin 1998 nga ministri Ahmet Krasniqi.
Brigada 138 “Agim Ramadani”, u emërtua GO3, i cili me futjen në luftë në kufi ishte futur në sistemin e organizimit luftarake të Shtabit të përgjithshëm që ishte funksionalizuar nga dt. 04 Prill, kur ne krye të shtabit kishte ardhur Agim Ceku. Ky GO3 nuk mori vetëm emrin si te tille por edhe numrin.

8. Oficerët serbë e përshkruajnë Betejën e Koshares si më të rëndën dhe sulmin mbi bazën ushtarake të tyre si sulm i ngjashëm me sulmet guerile të luftës së Vietnamit.

#Koment: sikur ti dëgjojmë serbet si e përshkruaj këtë lufte do te dëgjojmë fjalët epitetet “pakao Kosahre” “Vietnam” “ na sta te pdseca rijec koshare “na smert” etj.

9. Në anën e ushtrisë serbe gjatë betejës kishte edhe mercenarë të ndryshëm që vinin nga Rusia dhe shtetet tjera sllave.

#Koment: po të dëgjoni sërbet edhe vet gjeneralin Pavkovic , Samargjic, Lazarevic etj, do te dëgjoni se kishin problem me komandimin e vullnetareve “dobrovolci” mercenareve dhe do theksonin ruset , maqedonet etj. e në kuadër të rusëve kapitenin e forcave ruse nga kontingjenti aktiv qe u plagos, u kap dhe me vonë vdiq.

10. Më 22 Maj 1999, gjatë fushatës ajrore për të bombarduar caqet serbe aeroplanët luftarakë të NATO-s gabimisht bombarduan pozicionet e UÇK-së duke shkaktuar vdekjen e 67 ushtarëve.

#Koment: kjo është e dhënë sëprapi serbe dhe dashakeqëse. Është e vërtete se aeroplan të NATO katër herë radhazi kanë gjuajtur edhe mbi caqe tonat apo nën kontrollin tonë në Koshare.
Është e vërtetë se kur kanë gjuajtur në karaullen e Kosharës, nga bombardimi kanë mbetur të vrarë shtatë (7) ushtarë dhe janë plagosur 14 tjerë.

Përfundimisht është mjeruese dhe dëshpëruese, se si media që lenë shumë dyshime për rrugët e financimit të tyre në emër të ligjeve telëruese të Kosovës që me tolerancën e tyre i kanë shkele edhe parimet e sigurisë kombëtare apo shtetërore , të lejohen të spekulojnë dhe abuzojnë moralisht e shpirtërisht me qytetaret e Kosovës, duke krijuar konfuzitetë te tilla. Kjo sjellje imponon nevojën emergjente të kodifikimit dhe futjen nën mbrojte ligjore të vlerave të lirisë siç janë UCK dhe lufta e saj. Me këtë të ndërtohet sisitmi i vlerave në shtetin tonë dhe të dihet se kush qëndron ku ne hierarkinë e nderimit dhe alvdisë kombëtare.

Comments