QEVERIA ANTISHQIPTARE E KOALICIONIT!

60

Qeveria aktuale e koalicionit SDSM-DUI, në marrëdhëniet dhe qëndrimet ndaj shqiptarëve është njëlloj si qeveritë e Gligorovit dhe të Kolishevskit gjatë titizmi jugosllav.
Zajko është pinjoll i Gligorovit dhe trasues i asaj politike antishqiptare që ka vazhduar të zbatojë ato politika segregacioniste të diskriminimit dhe të shovinizmit antishqiptar gjatë qeverisjes së tij në këto dy vite të kthimit në pushtet të titistëve të rinj.

Një xhevahir tjetër në radhën e xhevahirëve të pa thënë më parë nga DUI, u tha me gojën plotë me rastin e pvarësisë së ”dërzhavës” NMK, nga një ministër integrist i kësaj qeverie si langaraqi Bujar Osmani, siç u shpreh ai se, ”shprehim respekt për dy ish kryetarët e vendit z.Kiro Gligorov dhe z.Boris Trajkovski në kohën kur festojmë për herë të parë këtë përvjetor të pavarësisë së shtetit tonë të përbashkët me një kryetar konsesual dhe kryetar shqiptar të parlamentit, duke realizuar idealet tona të përbashkëta për demokraci funksionale …”

Nuk do ta dij ky ministër dudum integrist se ata kryetarët e tij ”të respektuar” të shtetit kanë granatuar dhe kanë rrethuar e persekutuar fshatrat shqiptare vetëm pse kanë kërkuar liri dhe barazi me sllavët.

I pari ishte titisti dinak Gligorovi, që në qershor të 1992 i drejtoi tytat e artilerisë së rëndë nga Euro Hoteli drejt Ladorishtit për ta fshirë nga faqja e dheut një fshat të tërë shqiptar vatër të qëndresës dhe atdhetarizmit shqiptar vetëm se kërkonte liri.
I dyti ishte ungjëllori paqësor Trajkoski, i cili si kryetar i shtetit urdhëroi granatimin e fshatrave liridashëse të Kumanovës që mbështesnin luftën çlirimtare të luftëtarëve të lirisë më 2001.

Të thurësh elozhe dhe të shprehësh admirim për ish kryetarë të kësaj ”dërzhave” që kanë dëshmuar antishqiptarizmin e tyre në vepër, nuk paraqet vetëm servilizëm por edhe tradhti ndaj elektoratit dhe interesave kombëtare shqiptare.

Servilë dhe bukshkalë të tillë si ky palaço Bujari gjen vetëm brenda radhëve të kurvicës DUI.

Kjo është figura e vërtet e tradhtarëve integristë dhe e servilizmit në qeveritë e koalicioneve në këto dy dekada të kurvërisë me partnerët sllavë.

Politika e kësaj qeverie mafioze dhe antishqiptare ka arrtur të realizojë skenare të frikshëm në zbrazje të së fshatrave dhe qyteteve të Iliridës nga shqiptarët.

MÖBEL THEMA

Çdo ditë nisen drejt perëndimit dhjetra autobusë me të rinj shqiptarë të cilët ikin në kërkim të fatit për një jetë më të mirë, ndryshe nga ajo që u kishte premtuar titisti me kostum të ri Zajko, me plane dhe programe të pastrimit etnik të heshtur.

Ky është kryministri Zajko, vëllami i Edvin Ramës dhe i vëllazërisë së gjarprit Soros, që tanimë i demaskuar po i tregon dhëmbët ndaj shqiptarëve që besuan në demagogjinë e tij për gjuhën shqipe dhe proceset e montuara politike ndaj shqiptarëve anë e mbanë vendit.

Që të jetë çudia më e madhe këto ndëshkime ndaj shqiptarëve kjo qeveri po i ndërmerr në bashkëpunim të ngushtë me DUI-n e Ali Qametit, si sejmenë të këtij koalicioni të dëshmuar si antishqiptare.

Kjo është qeveria që erdhi në pushtet me premtime të mëdha për ”zyrtarizim” të gjuhës shqipe dhe për zbardhjen dhe ndriçimin e shumë proceseve të montuara politike ndaj shqiptarëve, ku delet shqiptare i besuan këtij sharlatani dhe mafiozi që pasi mori timonin e qeverisë shkeli të gjitha premtimet.

Pasojat e kësaj politike i vuajnë shqiptarët e thjeshtë jomilitantë të cilët detyrohen të emigrojnë drejt perëndimit nga diskriminimi politik dhe ekonomik i kësaj qeverie.

Medai Shaholli

Comments