Qeveria me apel deri tek diaspora që kyçet në procesin e regjistrimit

108

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e djeshme me propozim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, e miratoi Protokollin për masa parandaluese gjatë zbatimit të Regjistrimit të popullsisë.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

“Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në RMV ka filluar më 1 mars me regjistrimin e të burgosurve, të pastrehëve dhe diasporës. Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi të apeloj deri te diaspora jonë që në mënyrë aktive të merr pjesë në këtë proces, që është paraparë të zgjasë prej më 1 mars deri më 21 prill të vitit 2021”, deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

“Ky protokoll parasheh masa në të gjitha tre fazat e regjistrimit, gjegjësisht në fazën e testimit, fazën e trajnimit dhe atë të zbatimit të regjistrimit në terren me Protokoll të veçantë për regjistrimin e personave që në periudhën e realizimit të regjistrimit janë pozitivë me COVID-19”, tha Hoxha.

Comments