Rakiq: I bëj thirrje presidentit Vuçiq të reagojë dhe ndihmojë njerëzit në Jarinje

124

Drejtuesit e Listës Serbe kanë udhëtuar drejt Jarinjes, pas situatës së krijuar në nisjen e vendosjes së reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve.

Moebel THEMA

Qytetarëve serbë të cilët po protestojnë kundër këtij vendimi iu është bashkuar edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq si dhe kryetarët e komunave, Leposaviq dhe ai i Mitrovicës së Veriut.

Rakiq i bëri thirrje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq të ndihmojë njerëzit dhe të reagojë në përputhje me mundësitë.

“Unë i bëj thirrje të gjithë atyre që janë mbledhur të përmbahen dhe gjithashtu Prishtinës të mos ngrejë tensione. Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë për njerëzit të cilët janë të shqetësuar se si ti sigurojnë bukë fëmijëve të tyre. Ne gjithashtu informuam të Dërguarin Special për Dialogun, Miroslav Lajçak dhe pyetëm për ndihmën e BE-së.I bëj thirrje presidentit Vuçiq, të reagojë”, shtoi ai./Lajmi.net/

Comments