Rakitic, por jo vetëm. Të gjithë emrat e mundshëm për mesfushën e Inter-it

44

Klubi i Interit po monitoron tregun e mesfushës përpara hapjes së merkatos së janarit. Conte ka disa emra konkret që do t’i donte t’i kishte në skuadër.

Rakitic është zgjedhje e parë për trajnerin italian, por në qoftë se nuk arrihet tek kroati, ai i ka në mendje dhe disa alternativa të tjera.

MÖBEL THEMA

LEXO EDHE:
Si do të jetë Milani i Stefano Piolit
Përshembull, Conte, do të donte të ribashkohej me Arturo Vidal, për të cilin u interesua dhe gjatë merakos verore, por në fund afrimi i tij dështoi. Për më tepër, Vidal, sot, nuk është i preferuar tek Barcelona dhe kalimi i tij tek inter është i mundshëm.

Një tjetër emër i preferuar është dhe Nemaja Matic. Serbi i cili është pjesë e Manchster United, ka kontratë me “Djajtë” deri në qershor të 2020, kështu që mund të kishte kosto më të ulët nga lojtarët e tjerë. Dhe nëse nuk arrihet një marrëveshje në janar, mund të përfitohej me kosto zero në qershor.

Emër tjetër? Milinkoviç-Savic, por kushton shumë dhe Lazio vështirë se do ta shesë atë në janar.

Comments