Rama akuza Metës dhe Berishës për ‘grevën’ e kontrollorëve në Rinas

26

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Dropull të Gjirokastrës, për fushatën elektorale, foli edhe për “grevën” e kontrollorëve, duke thënë se Meta e Berisha kryen sulm të organizuar për të mbjellë kaos. Rama thekson se u bllokua ardhja e vaksinave, duke shtuar se kanë gjetur kryeministrin e gabuar për të tilla sfida

Kaluam natë pa gjumë që vaksinat të mos ikin diku tjetër. Kemi bërë luftë që të mbajmë vaksinat. Kanë ndaluar edhe të vdekurit që të vijnë e të varrosen këtu. Ata ndaluan edhe lëvizjen e parasë, sepse nga aeroporti vjen edhe paraja.

Meta e Berisha, sulm të organizuar për të mbjellë kaos. Këta janë në gjendje të bëjnë gjithçka, një plan i ndërtuar me kohë, duke menduar se do kapeshim gafit, duke menduar se kontrollorët nuk zëvendësohen dot kollaj e duhen shumë kohë.

Zgjodhën këtë moment, që deri më 25 prill këtu të mos vaksinohet asnjeri. Këta njerëz nuk lanë dy gurë bashkë. Duket sikur Shqipëria e ka mallkim në histori, që shfaqet një forcë që merr peng e bën sfida të tilla, mirëpo kanë gjetur kryeministrin e gabuar për të tilla manovra e sfidime. U bllokua ardhja e vaksinave”, tha Rama.

Comments