Rama flet shqip në mes të Serbisë, televizionet serbe e censurojnë [Video]

308

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, Edi Rama dhe Zoran Zaev zhvilluan sot një konferencë shtypi.

Presidenti Vuçiq foli fillimisht, i ndjekur nga kryeministri shqiptar Edi Rama, raporton “Kurir”-i.

“Kur Rama filloi të fliste në gjuhën shqipe, pati një vonesë të vogël sepse, siç u shpjegoi Vuçiq gazetarëve, adresimi i tij u përkthye fillimisht në anglisht dhe pastaj në serbisht”, shkruan media serbe.

“Ende na duhet anglishtja në mes”, komentoi Rama në anglisht, duke vazhduar fjalimin e tij ne shqip, shkruan “Kurir”.

MÖBEL THEMA

Por Tanjugu serb ka censuruar Ramën kur ka filluar të fliste në gjuhën shqipe, duke transmetuar pamje të gazetarëve të pranishëm dhe jo figurën e kryeministrit shqiptar që po fliste në gjuhën shqipe.

Televizionet Serbe censurojnë kryeministrin Rama, kur mban fjalimin në shqip

Televizionet Serbe censurojnë kryeministrin Rama, kur mban fjalimin në shqip

Gepostet von Gazeta Shqip am Donnerstag, 10. Oktober 2019

Comments