Rama i drejtohet Vuçiq-it: Lajm i mirë që për kamionët e Kosovës sot nuk ka pengesë

579

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar lidhur me heqjen e tarifës 100% ndaj produkteve serbe.

Rama tha se është lajm i mirë që për kamionët e Kosovës sot nuk ka pengesë, transmeton Indeksonline.

“Lajm i mirë që për kamionët e Kosovës sot nuk ka pengesë.Jo vetëm lajm i mirë po edhe një gjest për t’u përshëndetur, si shprehje e vullnetit që së bashku ta fitojmë këtë luftë dhe të dalim të gjithë më të mirë e më të fortë prej saj’’shkroi Rama në postimin e tij në Tëitter ku etiketoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq./Indeksonline/

Comments