Rama: I falen borxhet e energjisë dhe ujit familjeve të prekura nga tërmeti

48

Në një dalje për mediat, kryeministri Rama nuk la pa përmendur të prekurit nga tërmeti i 21 shtatorit, ku dëmet ishin tepër të mëdha.

Rama tha se do falen borxhet e energjisë dhe ujit për të gjitha ato familje që janë prekur nga goditja e fuqishme e tërmetit.

MÖBEL THEMA

“Për të gjithë ato familje do të zerohen të gjitha borxhet dhe do të subvencionohet 100 përqind tarifa që paguhet edhe kur t’i nuk je në banesë”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama

“OSHEE dhe Ujësjellësi do të marrin vendime për të zeruar detyrimin e familjeve të dëmtuara që janë në kushte pabanueshmërie, që do të thotë se për të gjithë ato familje do të zerohen të gjitha borxhet dhe do të subvencionohet 100 përqind tarifa që paguhet edhe kur t’i nuk je në banesë. Ndërkohë që për familjet e tjera nisur nga shkalla e dëmtimit do të ketë masa të përshkallëzuara. Ky është një lehtësim dhe shprehje solidariteti me ato familje që u prekën seriozisht nga tërmeti dhe duhet të bëjnë durim deri kur mund të futen në shtëpinë e rindërtuar. Kemi kryer të gjithë inventarin. familjet në kushte të pabanueshme janë në kujdesin e autoriteteve.”

Comments