Rama: Kosova është prioritet i prioriteteve, është themelore gatishmëria për heqjen e kufirit mes dy shteteve

266

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka prit sot me ceremoni shtetërore të parin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë paraqitjes së tyre para mediave,Rama ka thënë se është kënaqësi për të të pritet delegacioni i kryesuar nga kryeministri i sapo dekretuar i Kosovës.

MÖBEL THEMA

“Më vie mirë që kemi pasur një komunikim të hapur, të rëndësishëm e intensiv për ku jemi dhe ku duam t’i qojmë marrëdhëniet tona, duke synuar një shpejtësi të re në drejtim të bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe duke gjetur angazhim të plotë dhe gatishmëri të plotë resciprokisht. Kemi rënë dakord që të fillojmë përgatitjet për mbledhjen e dy qeverive, e cila do të mbahet në Shkodër sepse e fundit ishte në Pejë dhe aty u dakorduam për Shkodrën, por një vakum mes dy mbledhjeve na imponon që të bëmë një mbledhje sa më produktive dhe jo vetëm kaq, por në të gjitha hapësirat mes dy mbledhjeve të qeverive do të vendosim në funksion një komision ndërshtetëror të përbërë nga ministra dhe përfaqësues të komisioneve parlamentare, për të ndjekur ecurinë e marrëveshjeve, për të identifikuar pragmatikat dhe detyruat e për t’u adresuar mbledhjes së dy qeverive në funksion qoftë të arritjeve, qoftë të nevojave për vendimmarrje të tjera”, tha Rama, shkruan Indeksonline.

Ai gjithashtu tha se kanë diskutuar me kryeministrin e Kosovës edhe për procesin e Berlinit dhe se bashkëpunimi me Kosovën mbetet prioritet i prioriteteve.

“Kemi diskutuar natyrisht me kryeministrin edhe për procesin e Berlinit dhe vazhdojmë të flasim për të harmonizuar veprimet dhe hapat në funksion të nismës për implementimin e katër lirive themelore të BE-së në rajonin tonë. Për ne bashkëpunimi me Kosovën mbetet natyrisht prioritet i prioriteteve.E kam thënë edhe më parë ia thash edhe kryeministrit sot, që për mua nëse nuk realizojmë lëvizjen e plotë të lirë të njerëzve në radhë të parë, pastaj edhe lëvizjen e plotë të mallrave të shërbimeve, është themelore që të jemi të gatshëm, të angazhuar dhe të qartë në çdo hap, për të hequr kufirin mes dy shteteve dhe për ta bërë faktikisht hapësirën e përveçme të secilit shtet, një hapësirë të përbashkët lëvizje ndërveprimi, bashkëpunimi e zhvillimi. Në fund dua të theksoj se jemi 100% në mbështetje të Kosovës në të gjithë betejën për të quar para procesin e njohjes së plotë dhe të afirmimit të plotë përfundimtar si një shtet sovran dhe demokratik në të gjitha instancat në raport me të gjitha shtetet dhe institucionet. Shumë faleminderit i dashur Albin”, përfundoi Rama./Indeksonline/

Comments