Rama ‘kunj’ Kurtit në konferencën me Merkel: Open Ballkan pjellë e Procesit të Berlinit, fjalët tjera janë dokrra

108

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në konferencë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, tha se Open Ballkan është pjellë e Procesit të Berlinit.

Moebel THEMA

“Open Ballkan është pjellë e Procesit të Berlinit, nuk është nismë në kontradiktë me këtë proces. Nuk është as më shumë e as më pak, por mekanizëm për ta përshpejtuar Procesin e Berlinit. Është mjeti i rajonit për të implementuar Procesin e Berlinit, kush thotë se këto bien ndesh me njëra tjetrën, ose e bën me qëllim ose nuk e kupton. Kush hyn teorive të konspiracionit, që ne po krijojmë këtu një mikro BE për të mos na futur kurrë ne BE, janë dokrra”, ka thënë Rama.

Kujtojmë se Kosova është një nga vendet që refuzon të jetë pjesë e Open Ballkan.

Comments