Rama: Në Stambolli ngarkohen armët për mbrojtjen e jetës së pacientëve dhe mjekëve tanë

298

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se nga Turqia janë duke u përgatitur mjetet të cilat do t’i vihen në dispozicion Shqipërisë në luftën kundër koronavirusit.

Kryeministri Rama në një posim në rrjetet sociale ka shkruar se aeroplani “Lasgushi” i kompanisë ajrore Air Albania për momentin gjendet në Stamboll, ku janë duke u ngarkuar materialet e nevojshme.

“Lasgushi në këtë çast duke u ngarkuar në Stamboll me armët e mbrojtjes së jetës së pacientëve dhe mjekëve tanë”, ka shkruar Rama.

MÖBEL THEMA

Kujtojmë se sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në Shqipëri numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) është 5, ndërsa numri i rasteve të konfirmuar pozitiv është 123, përfshirë edhe personat që kanë ndërruar jetë.

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka vendosur shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak të koronavirisut të ri (COVID-19).

Ndërkohë, në Turqi numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1.872, ndërsa 44 persona kanë humbur jetën.

Comments