Rama për mediat greke tashmë i referohet Maqedonisë me emrin e ri

45

Kryeministri Edi Rama duke folur në Agjencinë greke të lajmeve AMNA ka thënë:

“Siç e dini, ne përballemi me procedurën e veshtirë, por plotësisht të domosdoshme për zgjidhjen e problemeve ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Gjëja më e rëndësishme është se këto probleme, jo vetëm duhen zgjidhur, por zgjidhjet duhet ta transformojnë në një nivel të ri bashkëpunimin dhe partneritetin. Është shumë e natyrshme se si nëpërmjet zgjidhjes, të arrijmë në nivelin e njerëzve normalë, si qytetarë që tashmë e kanë kapërcyer të shkuarën e tyre dhe kanë përqafuar njëri – tjerin”.

Agjencia e lajmeve vë në dukje se kryeministri Rama tashmë i referohet Maqedonisë me emrin e ri Maqedonia e Veriut.

“Ky është një moment i mirë për të lëvduar disa rezultate, kryesisht arritjen e madhe mes Greqisë dhe Maqedonisë Veriore, në sajë të udhëheqjes shumë të guximshme dhe vizionit të Aleksit dhe Zoranit, të cilët morën përsipër rrezikun për diçka që nuk është e lehtë, por treguan se kur ka vullnet ka dhe zgjidhje. S’ka dyshim se të dy udhëheqësit përballen me reagime, por të dyja reagimet tregojnë se ky ishte një vendim shumë i guximshëm nga i cili do të përfitojnë jo vetëm Greqia dhe Maqedonia e Veriut, por edhe Ballkani “.

Comments