Rama përfundon vizitën dyditore në Kosovë, takohet edhe me Pacollin

65

Në vazhdën e takimeve me liderët kosovarë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar edhe kreun e AKR-së, Behgjet Pacollin.

Rama u prit nga Pacolli në hotelin e tij në Prishtinë. Ashtu si në takimet e tjera, mediat u lejuan të marrin vetëm pamje.

MÖBEL THEMA

Kreu i qeverisë shqiptare do të mbajë një konferencë për media në orën 14:00, duke përmbyllur vizitën e tij.

Paraprakisht, Rama takoi kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Dje, Rama kishte takuar ndaras, presidentin Hashim Thaci, kryeministrin Avdullah Hoti, kryeparlamentaren Vjosa Osmani, liderin e VV-së Albin Kurti, kryetarin e PDK-së Kadri Veseli si dhe kryetari e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj. /Lajmi.net/

Comments