Rama ruan stilin e veshjes, takohet me Zaev dhe Vuçiç në Ohër

88

Kryeministri Rama ka mbërritur në Ohër ku është pritur nga homologu i tij Zoran Zaev.

Siç ishte parashikuar ai ka zhvilluar një takim tripalësh me presidentin serb Vuçiç dhe kryeministrin maqedonas Zaev.

Pavarësisht se i veshur me kostum, kryeministri Rama nuk ka dalë nga stili i tij i veshjes edhe në këtë takim duke preferuar atletet në vend të këpucëve.

MÖBEL THEMA

Shefi i qeverisë udhëtoi  drejt Ohrit për të marrë pjesë nesër në Samitin për Zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian, ku përfshihen lëvizja e mallrave, njerëzve, produkteve dhe shërbimeve.

Pas mbledhjes ditën e nesërme pritet edhe një konferencë për shtyp e të tre liderëve të vendeve rreth orës 12:00.

Ky është takimi i dytë i Ramës, Vuçiçit dhe Zaev. Takimi i parë u zhvilluan në kryeqytetin e Serbisë pak ditë para se Këshilli i Evropës të merrte vendimin për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. /Opinion.al

Comments