Rama viziton Erdoganin në rezidencën verore në Marmaris

413

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në profilin e tij në Facebook ka publikuar një fotografi së bashku me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Rama njoftoi se me presidentin turk kanë biseduar për fuqizimin e ekonomisë, situatën me pandeminë dhe situatën në Ballkanin Perëndimorë.

“Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë Rama.

Comments