RAPORTOHET PËR LARGIMIN NGA SHTËPIA TË DY VAJZAVE TË MITURA NGA ÇAIRI

393

Policia ka njoftuar se janë paraqitur dy raste të humbjes së vajzave të mitura nga Çairi. “Mbrëmë në ora 12.30 në SP-Çair, personi me iniciale D.T nga Shkupi, ka paraqitur se më datë 09.05.2019, rreth orës 07.30 ka dalur nga shtëpia në drejtim të panjohur 15-vjeçarja S.XH (15), e cila ka qenë nën mbikqyrje të personit i cili ka lajmëruar rastin.

MÖBEL THEMA

Të njëjtën ditë në ora 17.40 në SP- Çair, personi me iniciale M.M nga Shkupi, ka lajmëruar se më datë 09.05.2019 nga shtëpia në drejtim të panjohur ka dalur 14-vjeçarja me inicalet A.M”, ka njoftuar Policia.

Comments