Rasti “Zhvatja”, sot merret në pyetje Boki 13, nesër ish-prokurorja speciale, Katica Janeva

50

I dyshuari kryesor në rastin “Zhvatja”, Bojan Jovanovski-Boki13 sot është thirrur për të dhënë deklaratë në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

MÖBEL THEMA

Boki 13 përballet për herë të parë me prokuroren Vilma Ruskovska, e cila e ndjek këtë rast. Ndërsa vetëm një ditë më vonë, në pyetje pritet të merret edhe Katica Janeva. Janeva, e cila është shkarkuar nga funksioni i prokurores dhe është në paraburgim si e dyshuar për rastin “Zhvatja”, të marten përsëri do të japë deklaratë në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Këtë informacion e bëri të ditur avokatja e saj Irena Daniellova Fërçoska, në një intervistë për emisionin “360 gradë”.

Comments